INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i Britanisë raporton shifra alarmante të të burgosurve shqiptarë

Ambasadori i Britanisë raporton shifra alarmante të të burgosurve shqiptarë

Publikuar më: 10:04 06-04-2018

Ambasadori Britanik në vendin tonë Duncan Norman gjatë një aktiviteti në Shkodër foli për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në grupe kriminale. Referuar këtij konsatimi ai i cilësoi statistikat e të burgosurve nga Shqipëria në Angli si të frikshme, pasi sipas tij 742 shqiptarë janë në burgje. Të rinjtë, theksoi ai janë kryesisht nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

“Kemi mbi 150 mijë shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Fatkeqësisht kemi edhe shqiptarë që janë përfshirë në krimin e organizuar. Statistikat janë të frikshme, në burgjet tona janë 742 shqiptarë dhe kryesisht të arrestuarit janë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra, 60-70% e tyre. Ne e dimë pse ndodh kjo. Lidhjet datojnë që nga vitet 1990. Shumica janë për shkelje penale dhe mbi gjysma për shkelje për trafikim të kokainës apo drogave të tjera. Nuk janë probleme të vogla,” tha Norman.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389