INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori britanik: Nepotizmi është kanceri i Kosovës

Ambasadori britanik: Nepotizmi është kanceri i Kosovës

Publikuar më: 11:31 09-11-2018

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairí O'Connell, pohon se vendi ka një problem të madh e ai është nepotizmi. O'Connell ka komunikuar me qytetarët në facebook përmes pyetjeve dhe përgjigjeve. Duke iu përgjigjur një komentuesi, ambasadori ka thënë se nepotizmi është kanceri i Kosovës, duke shtuar se ajo nuk do të mbijetojë nëse nuk trajtohet kjo sëmundje. “Ne po vazhdojmë sepse nepotizmi është një kancer i Kosovës. Kosova nuk do të mbijetojë nëse nuk trajtohet. Nuk ka arsye që të luftojmë çështje të vështira vetëm me tryeza dhe raporte. Ndonjëherë duhet të trajtohesh në mënyrë korrekte. Siç e keni përmendur, projekti ynë ofron mbështetje dhe ka për qëllim të ofrojë këshilla në emërimin e pozitave të larta. Nëse i ndjekin këshillat tona, atëherë është suksesi i tyre, dhe nëse dështojne është dështimi i tyre. Deri më tani rreth 75% të proceseve kanë shkuar sipas kritereve të projektit, kurse 25%, jo. Secila nga këto na brengos dhe tregon mungesë të vullnetit. Por, nuk pajtohem me ju që thoni se projekti i ofron kredibilitet veprimeve të Qeverisë, nuk duket se është duke ofruar kredibilitet tek ju, dhe nuk mendojë që i jep kredibilitet ndokujt tjetër. Mirëpo, kjo ofron dëshmi të qartë, në çdo rast individual për emërime në bazë të meritës. Varet nga qytetaret se ☼farë bëjnë ata me këtë informacion”, shkruan ambasadori, Ruairí O'Connell.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322