INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ambasadorët Shqiptarë të Sportit', njihuni me të nominuarit [FOTO]

'Ambasadorët Shqiptarë të Sportit', njihuni me të nominuarit [FOTO]

Publikuar më: 17:04 05-09-2018

Albanian Sports Ambassador, një brand që tashmë do të jetë pika e referencës për vlerësimin e shumë kontributeve në sport, për emra që kanë luajtur dhe janë aktualisht në aktivitet e sipër në sportet e tyre. 

Bordi përkatës i Albanian Sports Ambassador ngriti jurinë përkatëse të drejtuar nga Presidenti Duka, së bashku me anëtarët e tjerë dhe më konkretisht: Ish-basketbollistja Mirza Alibegaj, z. Kujtim Gashi-Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, znjsh.Luar Arani-Themeluese dhe menaxhere projektesh, z.Roland Bischof-Themelues i Albanian Sports Ambassador dhe German Football Ambassador, si edhe gazetari Elert Yzeiri.

Fituesit e çmimeve “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit” do të shpallen në një mbrëmje gala, më 28 shtator, në Pallatin e Brigadave. Në juri janë emra të njohur si ish-trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi, gazetari Dritan Shakohoxha apo trajnerja e basketbollit, Mirza Alibegaj.

Çmimi Kryesor: Lorik Cana, Edvin Murati, Igli Tare.

Çmimi i Nderit: Ansi Agolli, Elizabeta Karabolli, Majlinda Kelmendi.

Çmimi “New Entry”: Erblira Bici, Izmir Smajlaj, Thomas Strakosha.

Çmimi i Publikut: Erald Dervishi, Haki Doka, Elseid Hysaj, Luiza Gega, Luan Krasniqi, Ervin Skela.

6W3A2000.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029699802398682