INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada amerikane publikon një pullë postare të vitit 1922. Mësoni se ku ndodhet ajo

Ambasada amerikane publikon një pullë postare të vitit 1922. Mësoni se ku ndodhet ajo

Publikuar më: 16:43 06-01-2018

Ambasada amerikane në Tiranë postoi sot foton e një pulle postare të nxjerrë në Shqipëri, rreth vitit 1922. Ajo është nxjerrë 9 vjet pas emetimit të pullës së parë të postës shqiptare. Ja se ku ndodhet sot kjo pullë poste me histori 96-vjeçare. 

“Keni interes për pullat? E dini që Shtetet e Bashkuara kanë një Muze Kombëtar Postar? Është një nga 19 muzetë e Institutit Smithsonian dhe galeritë e artit në Washington dhe New York”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane. Në 5 maj 2017 pulla postare shqiptare mbushi plot 104-vjet. Aktualisht katalogu i pullave postare shqiptare numëron mbi 3640 pamje të ndryshme pullash.

Article Logic
Execution time: 0.0030970573425293