INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada: 5 shqiptarët janë mirë, s’kemi të dhëna për të tjerë të zhdukur në Itali

Ambasada: 5 shqiptarët janë mirë, s’kemi të dhëna për të tjerë të zhdukur në Itali

Publikuar më: 13:07 25-08-2016

Emigrantët shqiptarë janë prekur nga tërmeti 6.2 ballësh që preku Italinë qëndrore mëngjesin e së mërkures. Ndërsa mes shqiptarëve ka dhe një viktimë, 5 të tjerët janë të plagosur në Spitalin e Romës. Ndërkohë Ambasada Shqiptare në Romë ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të plagosurve shqiptarë është e mirë. Në një njoftim zyrtar Ambasada thekson se 5 të plagosur janë në spitalin e Romës, ndërsa pas përmirësimit të gjëndjes së tyre shëndetsore ata pritet të lënë shumë shpejt ambientet e spitalit. Ambasada thekson se nuk ka të dhëna për të tjerë shqiptar të zhdukur.
Ambasada Amerikane:
“Gjendja e 5 të plagosurve në Romë është shumë e mirë, pritët të lënë spitalin shumë shpejt. E plagosura në Rieti është në gjendje më të mirë dhe së shpejti do të lërë spitalin. Ndërsa gjendja e të plagosurës në L.Aquila parqitet më e qëndrushme sot. Nuk ka të dhëna për shtetas shqiptar të tjerë të plagosur apo që kanë humbur jetën”.
Deri në këto momente mësohet se nga tërmeti që goditi Italinë qendrore mëngjesin e së mërkurës kanë humbur jetën 247 persona, mes tyre dhe shqiptari Erjon Toro, 35 vjeç nga Kurjani i Fierit, ndërsa qindra të tjera janë plagosur dhe shumë rezultojnë të zhdukur.

Article Logic
Execution time: 0.0043168067932129