INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Allegri flet për Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybala

Allegri flet për Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybala

Publikuar më: 09:43 27-09-2018

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo mund të krijojnë një partneritet të fortë për Juventusin, sipas trajnerit Massimiliano Allegri, i cili tha se dueti në fjalë mund të përmirësohet. Në fitoren 2-0 ndaj Bologna, Dybala hapi rezultatin, para se Ronaldo të asistojë Blaise Matuidi në dyfishimin e epërsisë së bardhezinjve.

Allegri vlerësoi shfaqjen sulmuese të skuadrës së tij në fitoren e gjashtë radhazi të Serie A: “Paulo Dybala bëri një paraqitje të mirë, si ndaj Frosinone. Ronaldo dhe Dybala luajtën një ndeshje tejet pozitive sonte, aq më tepër që po merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Natyrisht, mendoj se ka vend ende për përmirësim.

Duke aktivizuar tre lojtarë në sulm, me Mandzukic në mes, të dy luajnë më mirë. Barzagli? Fatkeqësisht, është 37 vjeç. Ai futet te një klasë tjetër mbrojtësish. Cancelo ka cilësitë për t’u bërë më i miri në botë. Kam vetëm komplimente për atë që bënë djemtë. Tani duhet të përgatitemi për t’u përballuar të shtunën me rivalin e titullit, Napoli”.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166