INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa zbulon skenografinë e emisonit të ri që starton në Klan? [FOTO]

Alketa zbulon skenografinë e emisonit të ri që starton në Klan? [FOTO]

Publikuar më: 15:59 25-11-2017

Nuk e dimë nëse këtë e bëri para kohe, por ishte vetë Alketa që e  zbuloi skenografinë e re të emisonit që pritet të startojë në Tv Klan.

Audicionet kanë filluar dhe kanë qenë pikërisht kjo arsyeja që Alketa ka zbuluar edhe skenografinë e misionit ku fëmijët do të shpalosin talentet e tyre. Mund të mos jetë realisht skenografia, por teksa poston këtë foto, ajo përshtypje na u krijua. Ja çfarë shkruan ajo:

"Ishim të papërgatitur për aq shumë fëmijë në audicione dje dhe sot! Ishin vërtetë shumë! Vazhduam edhe sot me përzgjedhjen! Kam mbi 18 orë që pyetem dhe më pyesin! Përfundimisht fëmijët janë gazetarët më origjinalë! Mund të them vetëm që kam njohur vërtetë fëmijë të mrekullueshëm, njëri më i bukur se tjetri, të veshur bukur, me fantazi, me talent, të artikuluar, jam kaq e kënaqur! Faleminderit të gjithë prindërve, atyre që erdhën nga larg, që priten, që nuk u lodhen, që duruan, që bashkëpunuan me ne! Ky spektakël do jetë një argëtim i vërtetë në @rtvklan dhe një mundësi e përveçme që fëmijët të shpalosin talentin dhe të bëhen frymëzim për fëmijë të tjerë! Fëmijët e përzgjedhur mbi bazën e talentit të tyre natyral për të folur në publik, do kontaktohen nga produksioni! Po mendojmë edhe për një datë tjetër audicioni që të kënaqim sa më shumë kërkesa dhe t'ju japim mundësi sa më shumë fëmijëve! FALEMINDERIT".

62275-640-0-5a19789a2535f.png

trytryuty.png

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625