INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa Vejsiu bën hapin e madh të karrierës! Ja media e re ku do ta shohim

Alketa Vejsiu bën hapin e madh të karrierës! Ja media e re ku do ta shohim

Publikuar më: 21:17 16-11-2017

Ajo është një nga moderatoret më të njohura shqiptare dhe para disa ditësh lajmi për largimin e saj nga Klan për te Mediaset bëri bujë. Ishte Vera Grabocka e cila i hodhi “ujë zjarrit” me komentin e saj kur i uroi suksese moderatores. Nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar e thashethemet u koklavitën më shumë kur Alketa njoftoi për fillimin e një emisioni të ri në Tv Klan, emision në të cilin do të ishte drejtuese e formatit.
Burime nga Klan kanë zbuluar për Bordo.al se moderatorja ka fituar një audicion për të qenë përkrah Paolo Bonolis, për një emision që pritet të fillojë së shpejti. Mesa duket, është kjo arsyeja që Vejsiu po udhëton shpesh e më shpesh drejt Italisë, e kjo nuk është e gjitha. Kjo eksperiencë e re nuk do ta ndalë moderatoren nga projektet në Klan, kështu Alketa do të angazhohet sa në Shqipëri, aq edhe në televizionet italiane.
Thuhet se Bonolis është surprizuar nga elokuenca e Vejsiut, çka ka shtyrë drejt hedhjes së këtij hapi të ri në karrierën e moderatores. Nga ana tjetër, kujtojmë se Bonolis, përpos karrierës 37-vjeçare në televizion, është një ndër figurat më të shquara të ekranit italian. RAI, Mediaset, Canale 5 janë disa nga televizionet kyçe ku është zhvilluar karriera e moderatorit.
Në Canale 5, prej gjashtë vitesh tashmë, Bonolis drejton spektaklin “Avanti un altro!”, format i autorizuar nga Endemol. Nuk dihet ende nëse projekti i ri do të zhvillohet në të njëjtin televizion, por pritet që detaje të reja të zbardhen në vijim…

Article Logic
Execution time: 0.0032448768615723