INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa për Dalinën: Po të ha mishin, por po të ruaj kockën!

Alketa për Dalinën: Po të ha mishin, por po të ruaj kockën!

Publikuar më: 16:44 19-01-2016

Prisnim një përgjigje me Class dhe një e tillë ka ardhur vërtetë.

Teksa ka pritur pak orë që të ftohej disi situata, Alketa Vejsiu ka shfrytëzuar edhe ajo Instagramin e saj për t'iu kundërpërgjigjur akuza të ngritura më parë nga kolegia Dalina Buzi rreth falsifikimit të një klasifikimi mbi portalet me të klikuara shqiptare. Por ndryshe nga kjo e fundit, moderatorja e njohur e ka trajtuar postimin e saj më shumë si një "sqarim" për publikun dhe ndjekësit e saj të cilët nuk meritojnë të tilla "sherre" në rrjetet sociale. "Mos shkruaj asnjëhere aq mirë sa të mos kesh mundësi të shkruash keq" ka qenë një ndër shprehjet që zonja Vejsiu ka përdorur për t'i përplasur në fytyrë Dalina Buzit faktin se në vitin 2009 shkrimet e saj në revistën Anabel për të, ishin ato të një "fanseje". 

Ajo çfarë bën më shumë përshtypje në të gjithë këtë postim është humanizmi i Alketa Vejsiut, e cila për të mbrojtur "nënën, gruan dhe kolegen", siç vetë ka cituar, i ka kursyer publikut mesazhin banal dhe kërcënues të marrë nga zonja Buzi. E ka mbyllur postimin e saj me titullin e këngës "Shake It Off" të Taylor Swift, dhe në fakt gazetaret tona bëjnë mirë të "shkundin" disi veten pasi e gjithë kjo "luftë" klikimesh është absurde. Në fund të fundit a nuk është informimi i lexuesve prioriteti ynë?! Më shumë se një përballje vlerash, e gjithë kjo mesele po fillon të kthehet në një shaka sidomos në rrethin e ngushtë të medias shqiptare. Ja një postim i moderatores së programit "Fiks Fare", Fiori Dardha, për të ç’dramatizuar pak situatën. Të drejtë ke moj Fiori, pak diell këto ditë të ftohta do na bënte mirë të gjithëve!

Article Logic
Execution time: 0.0030310153961182