INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa braktis Tv Klan për Mediaset? E konfirmon Vera Grabocka [FOTO]

Alketa braktis Tv Klan për Mediaset? E konfirmon Vera Grabocka [FOTO]

Publikuar më: 10:17 10-11-2017

Para pak muajsh kur pamë që moderatorja kishte postuar një foto përballë ambienteve të televizionit të njohur italian, Mediaset, patëm dyshimet tona se përtej saj mund të fshihej më shumë se një vizitë e thjeshtë atje.

Tani kemi arsye të besojmë se dyshimet po kthehen në realitet dhe se së shpejti mund ta shohim moderatoren shqiptare, pjesë të ekranit italian. Bindjen na e përforcon ripostimi i fotos nga mentorja por dhe mikesha e saj më e mirë, Vera Grabocka, e cila i uron fat. Pas kësaj, mund të mos jetë e largët dita kur Alketa të na përshëndesë italisht nga studiot e Mediaset me ndonjë program interesant atje. Ndoshta këtë kanë patur si qëllim edhe udhëtimet e saj të shpeshta në vendin fqinj dhe në është kështu, edhe ne i urojmë fat moderatores që talenti po e çon aty ku ajo do dhe pse jo, e meriton.

fcutyuy7u.png

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039