INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alienët kanë jetuar me njerëzit në Tokë

Alienët kanë jetuar me njerëzit në Tokë

Publikuar më: 10:07 19-07-2017

Qeniet jashtëtokësore kanë jetuar në harmoni me njerëzit përgjatë viteve me radhë.

Kështu pretendon gazetari meksikan Jamie Maussan, i cili i ka kushtuar jetën hetimit dhe zbulimit të fenomeneve jashtëkotësore. Në një konferencë për shtyp, gazetari thotë se 5 trupat e mumifikuar që u gjetën në Peru tregojnë praninë e jetës inteligjente.

“Ne konfirmuam me prova shkencore ekzistencën e qenieve nga një botë tjetër”, tha Maussan për RT.

“Këto mumje ishin varrosur në varret e njerëzve, në vende të shenjta. Kjo do të thotë se ata kishin bashkëjetuar me paraardhësit tanë, nuk ishin armiq dhe deri në një farë mase ekzistonte një shkallë respekti midis dy racave apo kulturave”, shprehet Maussan.

Megjithatë, gazetari është kritikuar shpeshherë për dëshmitë e tij të dyshimta për alienët në Tokë.

Kongresi botëror për studimet e mumjeve e ka quajtur fushatë të papërgjegjshme dezinformimi, deklaratat e gazetarit meksikan. /tvklan.al

Article Logic
Execution time: 0.0026519298553467