INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alfio dhe Indriti sapo i dhanë pak kripë dhe pak piper Tiranës [FOTO]

Alfio dhe Indriti sapo i dhanë pak kripë dhe pak piper Tiranës [FOTO]

Publikuar më: 18:49 22-01-2019

Pas disa vitesh që i kemi parë nëpërmjet ekranit duke gatuar e duke na sugjeruar dhe mësuar në të njëjtën kohë se si të gatuajmë, ata kanë vendosur që tani të na shërbejnë. E kemi fjalën për dyshen e famshme dhe shumë simpatike Alfio Rrotani dhe Indrit Çela, të cilët vendosën që të hapin një restorant në zemër të kryeqytetit, emri i të cilit është “Kripe dhe Piper”. Pra, dyshja e “Kripë dhe Piper” do të rikthehet sërish, por këtë herë me një restorant të vetin të quajtur pikërisht kështu.

Pas disa ditësh lodhje, të cilët kanë punuar me orë të zgjatura por me dëshirë të madhe për të sjellë diçka të bukur për të gjithë ne, restoranti u hap dhe inagurimi ndodhi dje. Personat më të dashur të çunave ishin mbledhur, mes tyre edhe personazhe të njohur publikë si Jul Deda, Dritan Shakohoxha, Fatma Methasani, Lei Kraja, Arber Çepani, Eraldo Rexho, Ervin Kurti, Arinda Gjoni, Sarah Berisha, Dajana Dako, Isida Mollaymeri etj.

Nëse dhe ju pyesni çdo ditë se ‘ku të shkoj për të ngrenë sot’, ‘çfarë të ha?’, ‘dua diçka të shijshme, të shëndetshme, por edhe të lirë në të njëjtën kohë’, “Kripë dhe Piper” sapo na dha përgjigje për të gjitha pyetjet që na vijnë në mendje çdo ditë. Filozofia e restorantit të dy mastershefave është që ‘gjërat e mira nuk janë gjithmonë shtrenjtë!’

Pra, pak kripë, pak piper në recetat fantastike të Alfios dhe Indritit dhe shumë dashuri në restorantin që me siguri do të bëhet vendi juaj i preferuar.

8a0ef412-687c-4d4c-88b9-b36983898c5a.jpg

3c934040-32e9-4e1a-b08c-1d74f525788f.jpg34d31fcc-91ea-4541-9c07-87bd17b39279.jpgd14e2055-9961-40b4-afbc-6741fff0858b.jpg44759ff7-be23-446f-8ea8-1acd9761a6d2.jpg

594dd717-54e2-4cae-9b73-0f53dcdb1ed8.jpgd4ef5ae7-ad22-44e5-bf0b-7a5a3f57b85c.jpg

90d43837-19bd-4c78-83a5-9c785f6122b8.jpg

 

cb7f0220-a23a-4786-b418-19dfe70a589f.jpga935158b-e113-411c-851c-d853906ce24d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003018856048584