INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albi Nako e pushoi nga puna prej Luana Vjollcës?! Graciano tregon për herë të parë të vërtetën: Më mirë që...[FOTO]

Albi Nako e pushoi nga puna prej Luana Vjollcës?! Graciano tregon për herë të parë të vërtetën: Më mirë që...[FOTO]

Publikuar më: 12:44 03-03-2019

Për rreth 7 vite, Graciano Tagani ka qenë pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, por bashkëpunimi i tyre u ndërpre.  Dhe të gjithë u befasuan kur Graciano rrëfeu dhe me detaje se është larguar nga trupa e Albi Nakos në një mënyrë krejt të çuditshme, mirëpo u mendua se një ndër arsyet ishte një deklaratë e balerinit në emisonin e Luana Vjollcës pasi tha se trupa e baletit të Top Channel është me mirë se ajo e Klanit dhe kur një fans ia vuri në dukje, ai u përgjigj me ironi: “Bravo, s’më kishte shkuar në mendje”.

Por teksa ishte i ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Mos i fol shoferit” Graciano tha se ka komunikuar me koreografin dhe pushimi nga puna ka ndodhur pas një keqkuptimi.

Graciano Tagani: Nuk jam më i mërzitur se gjërat janë qetësuar.

Rudina Dembacaj: Është e vërtetë që të erdhi Albi Nako të takoi?

Graciano Tagani: Jam takuar me Albin dhe kaq. Tjerat ti thotë kamarieri. Ne u takuam, folëm për problemet, më në fund u sqarova për largimin tim nga puna, që ishte një keqkuptim.

Rudina Dembacaj: Pse të kishte hequr?

Graciano Tagani: Kishte qenë një keqkuptim i madh. Gjërat më mirë që ndodhën kështu.

Këtu e përfundoi bisedën me Albin duke thënë se vazhdojnë të komunikojnë, por nuk dëshiroi të japë detaje të tjera.

ahg.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059