INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albana Vokshi dënon ndalimin e aktivistes të PD-së në Morinë

Albana Vokshi dënon ndalimin e aktivistes të PD-së në Morinë

Publikuar më: 10:28 02-01-2018

Fiqirie Nezaj, banore Tiranë, u ndalua në mbrëmjen e së hënë në doganën e Morinës e‎ po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit. Për këtë ka reaguar demokratja Albana Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se burgu është dhurata e Edi Ramës për ata që guxuan të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës. Sipas Vokshit, kjo është ajo që i pret shqiptarët në 2018.
“Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve te opozites, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Kërkoj lirimin urgjent të znj. Nezaj”, shkruan Vokshi në FB.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883