INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albana Osmani:Nuk shtirem dot. Përplasja me Olti Currin ishte e vertetë [FOTO/VIDEO]

Albana Osmani:Nuk shtirem dot. Përplasja me Olti Currin ishte e vertetë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 19:26 03-03-2018

Karriera e gjatë televizive e Albana Osmanit nuk mungoi në intervistën e saj në ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi.

Ajo tha se çdo eksperience e saj ka pasur specifikat e veta, duke përmendur Top Festin, Fiks Faren, Albania gots talent etj. Në këto eksperienca ajo nuk ka qene vetëm, ndaj Ermali e pyet per raportet e saj me bashkëprezantuesit si Ledion Liço apo dhe motrat Vjollca me të cilat ka realizuar “E diell”.

LAJMI_3_BRENDA.jpg

“Ledioni është djal shumë i mirë. Ne grindeshim në ‘Select’ për arsye profesionale, kush dinte më shumë për personazhet që flisnim. Me motrat Vjollca një rubrikë kishim, s’kemi pasur shumë punë bashkë’- shtoi Albana.

Nga eksperiencat e saj, shumë zhurmë shkaktoi në mediat online, një përplasje që kishte ajo me Olti Currin, live, gjatë Big Brother Fan Club. Teksa Ermali ia rikujton këtë debat, ajo shton se ky moment ishte i vërtetë.

“Nuk ishte e hijshme, ishte e vërtete. Ne nuk shtiremi para kamerave. Ashtu ndodhi, ashtu u mbyll. Unë i kërkova falje publikut. Unë nuk mbaj mëri. Siç ndodhi në ekran mund të ndodhte edhe jashtë tij - përfundoi moderatorja.

Zbuloni më shumë në videon e mëposhtmë të ‘Një kat më lart’.

Article Logic
Execution time: 0.0032720565795898