INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Bushi flet për karrierën e tij, ky është futbollisti  më i vështirë me të cilin jam përballur [VIDEO]

Alban Bushi flet për karrierën e tij, ky është futbollisti më i vështirë me të cilin jam përballur [VIDEO]

Publikuar më: 21:46 16-05-2018

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Alban Bushi ka treguar se cili ka qenë lojtari më i vështirë që është përballur në karrierë. “ Jurgen Coler, ka qenë shumë i egër, unë si sulmues e kam pasur shumë bezdi të luaj me atë gjatë gjithë ndeshjes, pavarsisht se unë isha një shqipëtar dhe një gjerman dhe për atë unë mund të isha një hicc, por gjithsesi ai ishte një super profesionist dhe të vlerësonte shumë” – tha trajneri i U-21 për emisionin sportiv “Adrenalinë” në IN Tv.

I pyetur se kush lojtari më i mirë në botë, Bushi tha së Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë. 44-vjeçari ka pasur një karrierë të sukseshme ku ka luajtur me shumë ekipe të mëdha. Sipas tij transferimi më i mirë që ka bërë në karrierë ishte kalimi nga Istambulspor tek Trabzonspor .

Alban Bushi ka shënuar plot 14 gola në 64 ndeshje që ka luajtur me kombëtaren duke u bërë lojtari i katërt në kombëtare me më shumë paraqitje.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme! 

Article Logic
Execution time: 0.0033638477325439