INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmohen qytetarët, flakët “pushtojnë” Tiranën, zjarr i fuqishëm në lagjen e njohur në kryeqytet [FOTO / VIDEO]

Alarmohen qytetarët, flakët “pushtojnë” Tiranën, zjarr i fuqishëm në lagjen e njohur në kryeqytet [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:56 02-04-2018

Një zjarr masiv ka përfshirë magazinat frigoriferike në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Si pasojë e flakëve rrezikohen dhe dy banesa që janë shumë pranë magazinave. Po ashtu mësohet se pranë magazinave ndodhet dhe një karburant. ë vendin e ngjarjes kanë qenë fillimisht tre zjarrfikëse që po operonin për shuarjen e flakëve, ndërsa më pas kanë shkuar edhe dy zjarrfikëse të tjera. Ndërkohë qarkullimi në këtë zonë është bllokuar për të lejuar lëvizjen e autobotëve me ujë, por edhe për të edhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Po kështu po evakuohen edhe banorët pasi flakët shkojnë në 30 metra. Nuk dihet akoma se çfarë është bërë shkak i zjarrit; por qytetarët janë alarmuar nga tymi që ka mbuluar gjithë zonën. Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

zjarri.mp4 from videovimeo1 on Vimeo.

collagezzz.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107