INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi OBSH-së: Rriten frikshëm sëmundjet mendore

Alarmi OBSH-së: Rriten frikshëm sëmundjet mendore

Publikuar më: 13:46 14-02-2019

Sëmundjet mendore dhe ato neurologjike por rriten frikshëm, sikundër po rritet përdorimi i substancave të ndryshme. Është ku alarmi që jep Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Depresioni është sëmundja që kryeson listën e patologjive mendore të përhapura globalisht. Sipas të dhënave depresioni prek të gjithë pavarsisht ndryshimeve socialekonomike të individëve.

Për më tepër është vënë re se ka ulje të moshës ku shfaqen këto crregullime si dhe ulje e moshës kur kryhen edhe vetvrasjet.

Specialistë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehen se popullsia po plaket dhe mosha kur nisin të shfaqen këto sëmundje po nis të zgjerohet. Sipas të dhënave janë të rinjtë ata që gjithnjë e më shumë po përballen me depresionin dhe ankthin.

Për më shumë është regjistruar edhe një ulje e moshës kur ata nisin të shfaqin probleme me drogën ,alkoolin apo dhe përdorimin e lojrave elektronike. Sipas ekspertëve duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë kushteve ku jetojnë emigrantët dhe si duhet reaguar ndaj problemeve që shfaqin sëmundjet mendore.

Rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet momenteve kur emigrantët transferohen nga një vend në tjetrin.
OBSH bën me dije se kanë nisur projekte në disa shtete ku po punohet me emigrant dhe refugjatë duke i kushtuar rëndësi shëndetit mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203