INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i OBSH, një person humb jetën çdo 24 sekonda nga aksidentet rrugore

Alarmi i OBSH, një person humb jetën çdo 24 sekonda nga aksidentet rrugore

Publikuar më: 09:25 07-12-2018

Aksidentet rrugore po marrin jetë njerëzore gjithnjë e më shumë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmim për shifrat e frikshme të humbjes së jetës nga aksidentet. OBSH ka publikuar një raport sipas së cilës aksidentet rrugore vrasin një person çdo 24 sekonda, me një total 1.35 milion vdekje në vit. Numri i viktimave çdo vit është rritur me rreth 100,000 në vetëm tre vjet.

Sipas këtij raporti aksidenti në rrugë është konsideruar si vrasësi kryesor i fëmijëve dhe i të rinjve nga mosha 5 deri në 29 vjeç.
Këto vdekje janë një çmim i papranueshëm për të paguar, tha në një deklaratë shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në këto situata ai kërkon veprim të menjëhershme, ndërsa nuk nguron të thotë se nuk ka asnjë justifikim për mosveprimin. Raporti që u publikua bazuar në të dhënat nga viti 2016 tregoi se situata po përkeqësohet.
Në raportin e saj të fundit, bazuar në të dhënat nga 2013, numri i vdekjeve të trafikut rrugor është vlerësuar në 1.25 milion në vit.

Article Logic
Execution time: 0.002863883972168