INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i FBI-së: Hakerat ruse kanë sulmuar mijëra kompjuterë në të gjithë botën

Alarmi i FBI-së: Hakerat ruse kanë sulmuar mijëra kompjuterë në të gjithë botën

Publikuar më: 13:04 26-05-2018

Një tjetër paralajmërim vjen nga FBI. Agjencia amerikane deklaron se hakerat rusë kanë sulmuar qindra e mijëra kompjuterë shtëpish dhe zyrash, nga të cilët kanë marrë informacione të ndryshme përreth globit.

Autoritetet në SHBA u kanë kërkuar pronarëve të firmave të ndryshme që të ristartojnë kompjuterët dhe të marrin përditësimet e reja për të qenë të mbrojtur.

Paralajmërimi është pasuar edhe nga një urdhër gjykate që i jepte dritën jeshile FBI-së që të sekuestronte një uebsajt që hakerat po planifikonin ta përdornin për të udhëzuar ruterat e lidhur me kompjuterë të ndryshëm përreth globit.

Pajisje të prekura nga këta hakera janë evidentuar në më tepër se 50 shtete.

Article Logic
Execution time: 0.0032351016998291