INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i CIA:Koreja Veriut gati të godasë, çështje kohe

Alarmi i CIA:Koreja Veriut gati të godasë, çështje kohe

Publikuar më: 16:51 20-10-2017

“Pas disa muajsh Koreja e Veriut do të jetë gati të godasë SHBA me një raketë bërthamore” është ky alarmi që jep agjensia e inteligjencës CIA ndërsa tensionet me diktatorin Kim Jong un përshkallëzohen e nuk njohin në asnjë cast qetësie.

Ishte pikërisht drejtori i CIA Mike Pompeo i cili po ashtu ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë se mund të sulmohet edhe nga Shteti Islamik i cili ka pësuar humbje në Raka të Sirisë.

Kreu i CIA Pompeu deklaroi se SHBA duhet të ketë një qasje konkrete ndaj Koresë së Veriut dhe të ketë gjithmonë parasysh se Pheniani është gati të godasë vendin. Kreu i CIA foli për një rrezik shumë të afërt për të cilin agjensia paralajmëron prej muajsh.

“Sulmi mund të ndodh të martën e shkuar, ose pas një muaji është e njëjta gjë. Koreja e Veriut është pranë përmbushjes së objektivit e nga pikëpamja e politikës amerikane, ne duhet të sillemi sikur thuajse e ka arritur këtë. Kanë avancuar aq shumë, sa tani duhet të mendojmë se si të ndalim hapin përfundimtar’ u shpreh Pompeu i cili shtoi se sekretari i shtetit Tillerson ndonëse i kritikuar nga Trump është duke punuar për një qasje diplomatike me Penianin.

Nga ana tjetër shefi i CIA siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka ndërmend ta lejoje Korenë që të mbajë peng Amerikën.

Pak ditë më parë ishte vetë zv/ambasadori i Penianit Kim In Ryong i cili shpalli kërcënimin e radhës duke deklaruar se një luftë bërthamore mund të shpërthejë nga moment në moment.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389