INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi, ajri i ndotur po dëmton trurin e fëmijëve

Alarmi, ajri i ndotur po dëmton trurin e fëmijëve

Publikuar më: 10:45 07-12-2017

Shtatëmbëdhjetë milionë fëmijë nën moshën një vjeç thithin ajër toksik, që rrezikon zhvillimin e trurit të tyre kështu raporton Agjensia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit më të prekur janë fëmijët në Afrikën e Jugut. Në rrezik po ashtu janë edhe fëmijët në Azinë Lindore dhe Paqësor.

Thithja e grimcave të ajrit të ndotur, thuhet në raport, mund të dëmtojë indet e trurit dhe të pengojë zhvillimin.

“Derisa bota urbanizohet gjithnjë e më shumë, pa mbrojtje adekuate dhe pa masa për reduktimin e ndotjes, edhe më shumë fëmijë do të jenë në rrezik në vitet që do të vijnë”, tha UNICEF-i.

Agjencia bëri thirrje për përdorim më të madh të maskave të fytyrës dhe tha se fëmijët nuk duhet të udhëtojnë kur ndotja është në kulmin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928