INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmante/ Rikthehet gripi i derrit

Alarmante/ Rikthehet gripi i derrit

Publikuar më: 13:04 04-01-2018

Instituti i Shëndeti publik ka dhënë alarmin se në Shqipëri po rikthehet gripi i derrit.

Drejtuesja e departamentit të sëmundjeve infektive ka pranuar se janë analizuar mostrat e para të virusit AH1N1.

“Tani kemi analizuar mostrat e para me virusin e tipit AH1N1. Janë vetëm tre mostra të analizuara në laborator. Nga analizat po vëmë re që po qarkullojnë viroza të tjera që shkaktojnë infeksione në rrugët respiratore. Qytetarët janë ende në kohë të bëjnë vaksinën antigrip. Jemi në pragun epidemik,” është shprehur ajo.

Si shfaqet?

Gripi i derrit është sëmundje që prek sistemin respirator të derrave shkaktuar nga virusi A(H1N1) që zakonisht i atakon derrat. Edhe pse thuhet në literaturë se infeksioni me virusin e gripit të derrit nuk ndodh, megjithatë infeksioni me këtë virus është i mundur dhe shpërhapja e këtij virusi pastaj nga njeriu i prekur me virus në njerëzit e tjerë është fakt që po dokumentohet dhe po ndodh realisht. Kësaj i ndihmon siç e dimë nga njohuritë paraprake se, virusi i gripit e ndërron formën ose strukturën antigjenike, kështu që, praktikisht jemi të pambrojtur sikurse që jemi edhe për gripin e zakonshëm sezonal (si pasojë e kësaj edhe vaksinimi nuk na krijon një mbrojtje të sigurt). Shfaqja e gripit të derrit është menduar se bëhet (shpërhapet) në të njëjtën mënyrë sikurse edhe gripi sezonal me rrugë aerogjene (aerosole) nga kollitja dhe teshtitja e personave të sëmurë me virusin e gripit përmes ajrit. Te ky grip infeksioni mund të ndodh edhe me prekjen e objekteve të infektuara më këtë virus.

Simptomat te gripi i derrit janë pothuajse të njëjta ose shumë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm (sezonal). Sëmundja fillon një apo dy ditë që nga infeksioni me këtë virus d.m.th koha e inkubacionit është zakonisht dy ditë, por mund të shkojnë edhe deri në pesë ditë; simptomat mund të shfaqen përnjëherë dhe me tërë ekspresivitetin e tyre apo varësisht nga rastet te personat me një imunitet të ruajtur mund të jenë ose shfaqen me intensitet më të lehtë.

Simptomat e gripit të derrit janë:

* Temperatura, e cila pothuajse është çdo herë prezente me vlera mbi 39.4°C në 12 orët e para

* Ftohje (acarim)

* Dhimbje të kokës

* Dhimbje të muskujve

* Humbje të apetitit

* Molisje (lodhje ekstreme)

* Skuqje dhe djegie e syve

* Zënie dhe shkuarje hundësh

* Kollë e thatë

* Dhembje gryke (fyti)

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883