INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmante! Mos flini me telefon se ju shkakton një sërë sëmundjesh

Alarmante! Mos flini me telefon se ju shkakton një sërë sëmundjesh

Publikuar më: 14:22 02-03-2018

Nëse flini me telefon pranë atëherë rrezikoni të sëmureni nga mushkerite, zemra dhe në rastin më të keq të diagnostikoheni me kancer.
Ky është njoftimi i rëndësishme ka ardhur nga zyrtarja e mjekësisë së Anglisë Prof Dame Sally Davies, shkruan intv.al.
Ajo deklaron se numri i personave që flenë me telefon pranë është tepër i lartë dhe grupmosha sa vjen dhe ulet.
Dëmtimet dhe rreziqet që vijnë drita e smartphone për shëndetin e fëmijëve ka nisur të nënvlerësohet nga prindërit të cilët sa vijnë dhe bëhen më neglizhentë në kufizimin e përdorimit të telefonit.
Sipas Davies rreziqet që vijnë nga përdorimi i telefonit gjatë natës janë të shumta duke nisur nga pagjumësia, stresi depresioni, dhe tek sëmundjet më të rënda si çrregullim të rrahjeve të zemrës dëmtim të mushkërive dhe kancer, shkruan intv.al.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli raporton se përdorimi i gjatë i telefonit, drita e tij është një kontribuuesit kryesor të ndotëseve të përditshëm.
Qendra shëndetësore ka këshilluar familjarët që para se të flenë duket të fikin pajisjet e tyre për të parandaluar kështu dhe efektet anësore dhe ndotjen nga drita, shkruan intv.al.
Gjithashtu sipas një studimi të realizuar në SHBA doli në përfundimin se personat që përdorin smartphonët e tyre para se të flinin kishin një risk më të lartë të bënin një gjumë të parehatshëm dhe të prekeshin nga çrregullimet e ndryshme psikologjike./intv/

Article Logic
Execution time: 0.003960132598877