INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmante, mbi 6% e shqiptarëve nën pushtetin e varfërisë ekstreme![VIDEO]

Publikuar më: 10:20 24-10-2017

Një raport i Bankës Botërore përforcon përmes shifrave varfërinë e shqiptarëve. Jo pak por 6.3% e popullsisë rreth 181,225 persona jeton me tre dollarë në ditë. Nga ta mbi 20 mijë jetojnë dhe me keq me 1.9 USD dollarë në ditë. Po gjithësesi alarmi shtohet nëse shohim shifrën e atyre që jetojnë me 5 dollarë në ditë, pasi janë 1 milion.
Në krahasim me rajonin, sipas raportit të BB, Shqipëria edhe më 2017 është pozicionuar mjaft dobët në treguesit e varfërisë. Përqindja e popullsisë që jeton me rreth 5 dollarë në ditë është shumë më e ulët në Serbi, Maqedoni, Bosnjë edhe në Kosovë.
Banka thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.5% gjatë vitit 2017. E mbase deri në fund të vitit sipas ekspertëve mund të forcohen shanset për uljen e mëtejshme të varfërisë.
Ndaj për të siguruar stabilitetin makroekonomik, këshillohet se vendit i nevojitet më shumë reforma strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762