INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm! Virusi i Lassa po merr me 100 jetë, rrezik dhe për epidemi

Alarm! Virusi i Lassa po merr me 100 jetë, rrezik dhe për epidemi

Publikuar më: 14:48 05-03-2018

Që nga fillimi i vitit , Nigeria po lufton me një sëmundje vdekjeprurëse.

Virusi i quajtur Lassa po shkakton një epidemi të rrezikshme dhe ndalimi i saj është i pamundur nëpërmjet vaksinave.

Pavarësisht se më këtë sëmundje Nigeria ka luftuar dhe në vitin1969 por në këtë herë të dytë që është rikthyer po sillet në një mënyrë krejt të panjohur, shkruan intv.al.

Simptomat e Lassa janë dhimbje koke ethe, rënie drastike në pesha, gjakderdhje nga hundët , gojës. Sipas Specialistëve ky virus po sillet në mënyrë të ngjashme me virusin famëkeq, Ebola.

Nga 1 janari deri në 25 shkurt janë raportuar 1081 raste të dyshuara të infektuara me Lassa. 317 raste janë të konfirmuar dhe në 22% të rasteve sëmundja ka rezultuar fatale.

Specialistë shprehen se probabiliteti që Lassa të rezultoi fatal është 1% por nëse virusi prek gratë shtatzëna risku ritet me 80% për vdekje të foshnjës dhe nënës.

Deri tani dyshohet se përhapja e këtij virusi ka ardhur nga brejtësit.

Drejtues të OBSH kanë këshilluar familjet që të kenë kujdes në konsumimin e ujit, ushqimit dhe që të mos lejojnë që një brejtës të hyjë në shtëpinë e tyre, pasi në këtë mënyrë rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.00323486328125