INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm! Vdekshmëria foshnjore, në 2016 ka pasur rritje të ndjeshme

Alarm! Vdekshmëria foshnjore, në 2016 ka pasur rritje të ndjeshme

Publikuar më: 02:00 30-11--0001

Raporti më i fundit i INSTAT nxorri në pah rritjen e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri. Edhe pse moshat e treta kanë shënuar numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 2016, në raport bie në sy se në krahasim me 2015 është rritur numri i foshnjave që kanë humbur jetën. Nën 1 vjeç rezultojnë që kanë ndërruar jetë rreth 44 foshnja më shumë se në 2015.
Një tjetër grupmoshë që ka pësuar rritje në lidhje me vdekshmërinë është dhe ajo 35 deri 39 vjeç, ku 2016, janë shënuar 17 humbje jetësh më shumë se në 2015.  Ndërsa tek grupmoshat e tjera është vërejtur një ulje e lehtë e vdekshmërisë.

Raporti bën edhe ndarjen e vdekjeve në bazë të gjinisë. Edhe pse gratë e vajzat në vendin tonë gjykohen si më të ngarkuara me punë dhe pabarazia gjinore në familje vijon të rëndojë tek gjinia femërore, rezulton se numri i vdekjeve tek to është më i ulët se i burrave. Të dhënat statistikore të INSTAT flasin se në 2016 nga numri total i vdekjeve 21.388, femrat që janë larguar nga jeta zënë 47,2 %, ndërsa meshkujt 52,8 %. Në lidhje me shkaqet dominojnë më shumë ato natyrale, më pak aksidentet, vetëvrasjet dhe vrasjet.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611