INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm, industria e ilaçeve më shumë po dëmton pacientët se po shëron

Alarm, industria e ilaçeve më shumë po dëmton pacientët se po shëron

Publikuar më: 10:39 05-11-2018

Në disa shtete të botës ilaçet jo vetëm që s’po ju bëjnë efekt por mjekët e OBSH-së së fundimi kanë nisur të hetojnë për raste konkrete të viteve të mëparëshme për të kuptuar se përse shumë të sëmurë nuk shërohen ose përkeqësohen. Ekspertë thonë se 60 njerëz vdiqën në dy qytete në Pakistan pas shurupit të kollës, që e pinë për të ardhur në qejf.

Testet në Pakistan treguan se ilaçet duket se përmbanin sasinë korrekte të përbërësit aktiv, por testet e mëtejshme zbuluan diçka që nuk duhej të ishte aty. Levomethorphan, një lëndë kimike 5 herë më e fortë se morfina, ishte përbërësi që kishte shkaktuar vdekjen.
Edhe disa vite më parë 44 fëmijë në Paraguaji u shtruan në spital me vështirësi në frymëmarrje. Doli që fëmijët kishin marrë të gjithë shurup kolle.
Mjekët në Paraguaj ishin në gjendje të administronin një antidot dhe i shpëtuan fëmijët. Një paralajmërim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë renditi ilaçet e fabrikës indiane që mund të ishin të kontaminuara. Deri atëherë përbërësi ishte transportuar në vende të shumta në Evropë, Afrikë Veriore, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Ajo tashmë ishte bërë ilaç kolle në Kolumbi dhe Peru, por këto vende e ndaluan para se të mund të arrinin pacientët. Grupi që shkoi në Lindjen e Mesme nuk mund të gjurmohej.
Në këtë rast, një ilaç i cilësisë së dobët u zbulua sepse efektet e tij ishin të dukshme. Një ilaç pa përbërës të mjaftueshëm aktiv ndoshta është një shans i fortë për të dëmtuar pacientët anembanë botës pa u zbuluar.

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415