INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzoi produksionin e “DWTS” për pagesat dhe Tolgahanin, ata nxjerrin “BLOF” Almeda Abazin, shihni çfarë kanë bërë [FOTO]

Akuzoi produksionin e “DWTS” për pagesat dhe Tolgahanin, ata nxjerrin “BLOF” Almeda Abazin, shihni çfarë kanë bërë [FOTO]

Publikuar më: 18:20 12-06-2018

Spektakli i kërcimit DWTSA ka mbaruar e megjithatë pakënaqësitë kanë filluar. Moderatorja e DWTSA, Almeda Abazi ka shprehur pakënaqësin e saj kundrejt produksionit. Ajo është shprehur shumë e habitur për faktin që ujin që ka pirë dhe rrobat që ka larë i ka paguar vetë.

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry(lavanderi) që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTS duke lënë angazhimet e tij në Turqi”-është shprehur Abazi.

Më pas ka folur dhe për pjesëmarrjen e bashkëshortit të saj aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman që nuk u prit si duhej nga produksioni.

“Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një ‘mirëserdhe’, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët”-ka vijuar Almeda.

ALB.jpg

Dhe e ka përfunduar me një falënderim ironik për produksionin dhe shumë dashuri për tiranën. “Faleminderit produksioni i Dancing With The Stars! Tirana të dua”.

Mirëpo ditën e sotme ka reaguar edhe produksioni i cili ka publikuar pak më parë faturat e shpenzimeve të Almedës. Në fotot e siguruara nga 'CNA' shihen faturat që Vizion Plus ka paguar në hotelin ku Almeda ka qëndruar. Gjithashtu faturat që janë paguar për udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri.

Ndër të tjera aty përfshihen edhe shpenzimet e ushqimit që ka konsumuar aktorja për çdo javë, duke përfshirë këtu edhe rrogën e majme që Almeda ka marrë gjatë këtyre muajve si prezantuese e spektaklit të njohur.

TOLGA.jpg

TLG.jpg

GLA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032961368560791