INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzoi produksionin e “DWTS” për pagesat dhe Tolgahanin, ata i publikojnë faturat dhe “masakrohet”, Almeda merr vendimin drastik [VIDEO]

Akuzoi produksionin e “DWTS” për pagesat dhe Tolgahanin, ata i publikojnë faturat dhe “masakrohet”, Almeda merr vendimin drastik [VIDEO]

Publikuar më: 18:57 13-06-2018

Almeda Abazi, moderatorja e këtij viti në “DwTS” nëpërmjet një postimi në Instagram, tregoi gjithë acarimin e saj me produksionin e “DËTS.

E kjo për shkak se ajo kishte paguar me paratë e saj shishet e ujit që ka pirë në hotël përgjatë periudhës që ka qëndruar në Tiranë si dhe pastrimin kimik ku ka dërguar kostumin e Tolgahan-it, i cili qëndroi për pak ditë krah saj këtu në Shqipëri.

Pas kësaj erdhi dhe reagimi i produksionit të DWTS të cilët bënë publike faturat që kanë paguar për Almedën në hotelin ku ajo ka qëndruar, shpenzimet e ushqimit, rrogën e udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri.

Almeda më pas u akuzua për mashtrim dhe madje quhej "e parritur dhe tekanjoze".

maska.jpg

Për këtë arsye sot Almeda ka marrë vendimin drastik dhe i ka bllokuar komentet në videon e saj të fundit ku shfaqet me Tolgahanin gjatë një seti fotografik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0050339698791504