INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për shpifje. Pritet vendimi për çështjen Basha-Balla

Akuzat për shpifje. Pritet vendimi për çështjen Basha-Balla

Publikuar më: 16:49 14-01-2019

Pritet vendimi mi akuzën për shpifje. Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për shpifje të kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundër liderit demokrat Lulzim Basha.

Në konkluzionet përfundimtare, avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të Partisë Demokratike dhe dënimin e tij për shpifje. Avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes. Përfaqësuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë. Gjykata është tërhequr për vendimi.

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873