INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e PD-së për Valdrin Pjetrin, reagon Balla duke paralajmëruar opozitën

Akuzat e PD-së për Valdrin Pjetrin, reagon Balla duke paralajmëruar opozitën

Publikuar më: 13:08 13-08-2019

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës për kryetarin e bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri se ka qënë i dënuar në Itali dhe se kryeministri Rama ka patur dijeni.

Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj dhe se kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd.

Balla hedh poshtë pretendimet e PD-së se PS-ja ka patur dijeni për akuzat ndaj Pjetrit, ndërkohë që për këtë të fundit thekson se nuk mjaftojnë sqarimet që ka dhënë deri më tani dhe kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë për sqarimin e situatës.

“Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë.E vërteta mbi këtë rast, s’mund të zgjidhet sipas preferencës apo interesit politik. Ajo duhet të zbardhet deri në fund përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj”, thotë Balla.

Ndërsa referuar dokumenteve dhe akuzave të tjera të PD ku përfshihen burime të ashtuquajtura “diplomatike” ai thekson se është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.

"Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloji tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera" thekson Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0039031505584717