INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e Alibeajt, Kryeministria: PD shpif, kompanitë i morën licencat në kohën e Berishës, gati ligji për bastet

Akuzat e Alibeajt, Kryeministria: PD shpif, kompanitë i morën licencat në kohën e Berishës, gati ligji për bastet

Publikuar më: 13:22 15-09-2018

Gjatë paradites së sotme Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se e kanë përqendruar bixhozin në duart e Olsit dhe Agronit, dy vëllezërve të tyre, të cilët sipas deputeti Enkelejd Alibeaj janë pronarët e vërtetë e shumicës së pikave të basteve që janë përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Por akuzat e PD janë hedhur poshtë nga Kryeministria që nëpërmjet Drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga sqaron se “asnjë familjar i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja”.

“Partia Demokratike vazhdon avazin e vjetër dhe të dëshpëruar të baltosjes së përditshme. Prej dy ditësh akuzon në hava, pa dhe as edhe një fakt të vetëm, vëllain e Kryeministrit dhe atë të Ministrit të Brendshëm, për favorizim të kompanive të basteve dhe lojërave të fatit”, thotë Fuga.

Në vijim ai sqaron se “në datë 31 dhjetor të këtij viti, duke mbajtur zotimin e dhënë dhe të sanksionuar në ligj si afati i fundit për kompanitë, nuk do të ketë më asnjë kompani lojërash fati brenda territorit të qyteteve”.

Kryeministria thotë se në qeverisjen e PD ishin 40 kompani bastesh dhe arkëtoheshin nga shteti gati gjysma e atyre që arkëtohen aktualisht dhe ato kompani që përmenden sot nga opozita kanë marrë licencat gjatë qeverisjes së tyre.

Fuga në fund thekson se “qeveria shqiptare është e angazhuar për të dhënë një zgjidhje përfundimtare edhe për industrinë e basteve dhe shumë shpejt, do të jetë gati projekti i ri ligjor i kufizimit të fortë të tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.0034778118133545