INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Akuza e Berishës: Rama kreu i meduzës së krimit në vend [VIDEO]

Publikuar më: 11:31 05-10-2017

Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu foli për 4 klane kriminale dhe kërkoi luftë pa kompromis nga organet ligjzbatuese, ish kryeministri Sali Berisha bën përgjegjës pasardhësin e tij në qeveri. Në një prononcim në oborrin e parlamentit Sali Berisha akuzoi direkt Edi Ramën si kryetari i meduzës së krimit të organizuar. Ish kryeministri lëshoi akuzë të rëndë edhe në drejtim të vëllait të kryeministrit.
Sipas tij, Elbasani nuk është rast i izoluar. Në Shkodër, tha ai, krimi është 2-3 herë më agresiv dhe po gjunjëzon biznesin.
Sali Berisha:
“Ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë mos të them tre herë më agresivë është në Shkodër. Qytet nga i cili po ikin biznesmenë, po i dorëzojnë krimit bizneset sepse serial-killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit. Vlorën e patë vetë në ç’katandisje është. Më pyetet për deklaratën. Deklarata është kjo: Shqipëria ka një kryetar të meduzës së krimit të organizuar, Edi Rama. Çdo deklaratë i jep strehë atij që është koka e meduzës. Për mua kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama. Sepse kur ju kërkua të mos vendosë Artur Bushin e vendosi, u tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Rroshi nuk ka. Është Rama që ka zonën e vetë Vlorën. Është Edi Rama që ato 5 vota që merr në Shkodër i merr përmes bandave të krimit. Është Rama që mbushi parlamentin me vrasës, trafikant, familjarë të së cilit, vëllai Olsi ka kaluar disa herë kufirin me makinën e famshme të kokainës. Nëse flasim për krimin duhet të flasim për Edi Ramën, nëse nuk flasim për Edi Ramën dhe krimin atëherë mbrojmë Edi Ramën”.

Article Logic
Execution time: 0.0022270679473877