INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e njohur do të jetë fytyra e re e Barbie, në filmin e ri! [FOTO]

Aktorja e njohur do të jetë fytyra e re e Barbie, në filmin e ri! [FOTO]

Publikuar më: 10:07 28-01-2018

Mesa duket në filmin e ri të barbie një aktore shumë e njohur për të gjithë ne, do jetë në rolin e protagonistes kryesore, Barbie-it.

Padyshim Anne Hathawy, është një ndër aktoret më simpatike të Holywood, ajo e ka dëshmuar edhe në role të tjera se është një aktore e kompletuar si nga mënyra e interpretimit ashtu edhe nga pamja e saj e jashtme.

Kësaj radhe atë do ta shohim në rolin e Barbie, në filmin e ri që do të hedhë në treg së shpejti kompania Sony.

Mendohej se do të publikohej këtë vit, por producentët thotë se në kinema  do të shfaqet në 8 Maj të  vitit 2020.

Barbie është një nga lodrat më të suksesshme në histori. Bjondja e famshme u vendos në treg më 9 Mars 1959 dhe që atëherë ka arritur rekorde në shitje.

Por tani do të kthehet në një Barbi reale dhe  protagonistja e  filmit  “Djalli  vishet me Prada” do ta sjellë në  ekranin e madh për të gjithë adhuruesit.

Olivia Milch është  shkrimtarja e kësaj historia ajo ka krijuar Oceans 8. Dhe pritet që dhe kjo histori të jetë po aq e suksesshme.

Anne-Hathaway-800x445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019481182098389