INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e Game of Thrones tërbon fansat. Zbulon aksidentalisht fundin e serialit!

Aktorja e Game of Thrones tërbon fansat. Zbulon aksidentalisht fundin e serialit!

Publikuar më: 23:38 11-07-2018

Të gjithë fansat e Game of Thrones duhet të presin deri në vitin 2019 për të zbuluar se si përfundon një ndër serialet më të suksesshëm në botë, por ka pak njerëz me fat që e dinë se kush do të ulet në Fronin e Hekurt, si për shembull aktorët e shfaqjes.

Maisie Williams, e cila luan Arya Stark në serialin hit, ka ndarë një foto nga dita e fundit e xhirimeve. Fotoja vetë nuk është se na zbulon shumë për fundin e këtij seriali, pasi aty shihen vetëm atletet me gjak të Maisie.

Por ajo çka i ka tërbuar të gjithë fansat kanë qenë hashtagët të cilët shoqëronin foton.

got.JPG

Në njërin prej tyre aktorja ka shkruar #lastwomanstanding.

Që do të thotë "gruaja e fundit që qëndron", që mbase do të thotë se Arya do të jetë personazhi që do të mbijetojë në fund të serialit e rrjedhimisht do të ulet në Fron.

Na mbetet vetëm të presim për sezonin e fundit të Game of Thrones për të zbuluar të vërtetën.

 

Article Logic
Execution time: 0.003248929977417