Telashet duket se nuk kanë të mbaruar për të.
Aktori i njohur James Franco është akuzuar për ngacmim ndaj aktores Busy Philipps gjatë xhirimeve te filmit “Freaks and Geeks”.
Sipas saj, ajo ishte udhëzuar që të godiste lehtë Franco-n në gjoks, por si kundërpërgjigje aktorja ka marrë një sulm të dhunshëm:
“Ai më kapi në të dy krahët dhe më bërtiti në fytyrë “mos më prek kurrë më”, e më pas më hodhi në tokë.” – u shpreh ajo.
Pas ngjarjes aktori është larguar menjëherë, ndërsa stafi ka vrapuar për t’i ardhur në ndihmë Philipps.
Të nesërmën, James Franco i kishte kërkuar falje, sepse sipas Philipps “kështu e kishin udhëzuar”, por nuk u dënua aspak për veprimet e tij,shkruan aktorja në librin e saj.