INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktivisti i nervozuar mesazh prindërve, ngrihuni se po ju rihen fëmijët[FOTO]

Aktivisti i nervozuar mesazh prindërve, ngrihuni se po ju rihen fëmijët[FOTO]

Publikuar më: 16:26 11-01-2019

Një prej aktivistëve të njohur Endri Shabani ka reaguar pas ngjarjeve që kanë ndodhu në Fakultetet e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, ku policia ndërhyri me dhunë për të ndërprerë protestën e studentëve. 

Shabani i bën thirrje pedagogëve, dekanëve e rektorëve por mbi të gjitha prindërve, që tu dalin zot studentëve që po dhunohen.

end.jpg

Reagimi i plotë i aktivistit Endri Shabani:

Realisht si guxon në mes të Evropes, në 2019 të fusësh policët të rrahin studentët në klasat e tyre?!
Ke vite qe i rreh protestuesit, djem, vajza, burra, e gra, ne rajone policie apo sheshe. Por sot guxove t’i rrahesh brenda universitetit, ne klasat e tyre.
A ka mbetur me me nje vend i shenjte ku ti nuk mund te guxosh te futesh me police?
Kjo mund te ndodh Korene e Veriut, ne Bangladeshin e viteve 70, ne regjimin e Gadafit apo te Enver Hoxhes. Por nuk mund te lejojme te ndodhe ne mes te Evropes.
Une refuzoj te pranoj si normale qe policia te rrahe studentet neper klasat e tyre, vetem sepse protestojne kunder ligjit tend, te cilin vete ti po e shkel me te dyja kembet duke futur policine.
Dhe une pyes:
A kane rektore keto universitete?
A kane me dekane keto fakultete?
A kane me pedagoge keto auditore?
A ka me Avokat Populli ne kete vend?
A ka President ky shtet?
A ka me deputete qe perfaqesojne popullin?
Dhe e fundit: A ka me prinder ne kete shoqeri?
Ku jeni?! Cfare po beni nderkohe qe femijet rrihen, fyhen the poshterohen nga police qe paguhen me parate tuaja?!

 

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393