INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksion për ujin. Rama: Prisni vetë lidhjet e paligjshme ose...

Aksion për ujin. Rama: Prisni vetë lidhjet e paligjshme ose...

Publikuar më: 10:57 30-10-2017

Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë një tjetër aksion për formalizimin e ujit të pijshëm. Kështu deklaroi Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit kuvendor, duke shtuar se kjo periudhë do tu shërbejë qytetarëve jo vetëm për të formalizuar dhe vendosur sahatet por dhe për të prerë vetë lidhjet e paligjshme. Gjithashtu Rama tha se ka në plan që ti vijë në ndihmë edhe shtresave në nevojë, duke paralajmëruar ndryshime ligjore.
Edi Rama:
“Do të bëjmë një takim gjatë kësaj jave për të lançuar projektin e reformës së ujit duke bërë një thirrje publike mirëkuptimi dhe duke dhënë një afat që ata të rregullojnë gjendjen e paligjshmërisë në raport me sistemin. Ne do ti japim kohë disa muaj atyre që vjedhin ujë duke vazhduar të vjedhin ujë që të rregullojnë gjendje e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë penalizimi për ata që mendojnë se ujit mund të vidhet.
Ne do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të paligjshme të ujit, Ne po përgatisim në bashkëpunim me MF, MIE, paketën e mbrojtjes sociale për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që të mos ndjejnë një barrë sa i takon tarifës së ujit. Shqipëria sot harxhon 3 fshin e ujit të pijshëm që ka nevojë. Pra mjafton që uji të shihet si mall, të kursehet kur vjen puna për derdhjet e panevojshme të tij, jo vetëm që ka për të gjithë por është i aksesueshëm nga pikëpamje financiare. Njësoj si me energjinë, me Mininistrinë e Financave dhe Energjisë, do të përgatisim paketën e ndihmës sociale që familjet në ndihmë ekonomike mos të ndjejnë barrën e ujit”.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652