INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS

Aksidentet dhe incidentet e natës së ndërrimit të viteve[VIDEO]

Publikuar më: 09:01 01-01-2018

Ardhja e Viti të ri ka shënuar dhe disa incidente të rënda në vendin tonë. Në aksin Milot-Rrëshen është përplasur për vdekje një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar rrugën pranë Urës me Harqe. 

50-vjeç, banues në Fushë-Dibër është aksidentuar nga automjeti tip "Benz" me drejtues G.T, 28-vjeç nga Kukësi. Ndërkohë në Tiranë, një automjet ka përplasur një grua pranë zonës së Librit Universitar. Gruaja, rreth moshës 35-vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por për fat ajo nuk ka pësuar dëmtime të rënda.
Edhe dy efektivë të policisë rrugore janë dhunuar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë “Pallatit me shigjeta” dhe mësohet se autorët e dhunës janë dy të rinj të moshës 20-vjeçare që ishin dhe të dehur.

Incidentet nuk u mbyllën këtu, pasi një pjesë e madhe e kryeqytetasve e kanë kaluar Vitin e ri në terr. Një defekt në nënstacionin e Traktorëve ka lënë pa energji disa lagje të kryeqytetit.
Ndërkohë urgjencat në kryeqytet kanë qënë në punë dhe pas mesante kanë shkuar dhjetra të dehur për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu janë shënuar dhe disa plagosje të lehta nga fishekzjarrët.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00396394729614
    array(1) { ["section"]=> string(62) "aksidentet-dhe-incidentet-e-nates-se-nderrimit-te-viteve-46392" }