INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident me makinë në SHBA, humb jetën e reja shqiptare [EMRI]

Aksident me makinë në SHBA, humb jetën e reja shqiptare [EMRI]

Publikuar më: 13:12 02-11-2018

Një shqiptare ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në Livonia, Westland dhe raportohet se viktima është Klivja Çaçi, 25 vjeç nga Korça.

Çaçi po udhëtonte me makinën e saj dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mediet amerikane raportojnë se 25 vjeçarja jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë dhe kishte shkuar përmes Lotarisë Amerikane.

Trupi i së ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri. Në internet ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037941932678223