INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i rëndë me 3 viktima, përfshihet dhe ambasadorja e Turqisë [FOTO]

Aksident i rëndë me 3 viktima, përfshihet dhe ambasadorja e Turqisë [FOTO]

Publikuar më: 20:05 16-11-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit 3 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur. Mes të lënduarve është edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Sipas Express, ambasadorja ka marrë lëndime në trup dhe po trajtohet në urgjencën e QKUK.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine - Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar 6 persona. 3 prej te cileve ne vendin e ngjarjes kane nderruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje, nderkohe qe 4 personat e lenduar jane derguar per tretman mjekësor”, njoftojën autoritetet policore.

ik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668