INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksident i frikshëm në Lushnje, makina përplaset me komionin dhe copëtohet e gjitha [FOTO]

Aksident i frikshëm në Lushnje, makina përplaset me komionin dhe copëtohet e gjitha [FOTO]

Publikuar më: 10:25 13-07-2019

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në mesnatë. Aksidenti ka ndodhur në By-passin e Lushnjës rreth orës 2:30. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një autoveturë tip “Benz” dhe një kamion. Makina tip “Benz” e cila drejtohej nga shtetasi Dorian Lika 34 vjeç ka goditur kamionin nga pas. Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa ka bërë që kamioni i ngarkuar me bimë medicinale të përmbyset së bashku me makinën.Si pasojë e kësaj përplasjeje drejtuesi i mjetit tip benz ka marrë plagë të rënda. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë 34 vjeçarin nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën. Edhe drejtuesi i kamionit është dëmtuar, fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, siç e shihni nga fotot Benz-i është tërësisht i coptuar. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit “Benz” ka qenë me shpejtësi të lartë.

aksident_i_frikshem.jpg

perplasje_2.jpg

perplasje_3.jpg

perplasja_5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824