INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksi Tiranë-Elbasan, ministri Gjiknuri kallëzon në Prokurori Dashamir Gjikën, ish-kreu i ARRSH-ës

Aksi Tiranë-Elbasan, ministri Gjiknuri kallëzon në Prokurori Dashamir Gjikën, ish-kreu i ARRSH-ës

Publikuar më: 11:36 19-12-2017

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka kallzuar penalisht ish kreun e Autoritetit Rrugor Dashamir Gjikën.
Aksi rrugor Elbasan -Tiranë është shkaku i kallzimit duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 54 milion dollarë.

Pas përfundimit të auditimit mbi rregullshmrinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë Elbasan ministri ka dërguar në Prokurorinë e Krimeve të rënda edhe kallzimin penal në ngarkim të Dashamir Gjikës, ish drejtor i ARRSH-s, Aksel Qurduka, ish drejtor i njësisë së menaxhimit të projektit të rrugs Tiranë-Elbasan, Albens Alite drejtor i njësisë së menaxhimit të projektit të rrugës

Tiranë Elbasan.
Konstatohet se këta persona por edhe të tjerë shtetas kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave funksionale gjatë zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982