INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Akademikët rrëfehen për IN TV, ne i kemi kërkuar të parët qeverisë të reformohemi[VIDEO]

Publikuar më: 16:52 11-09-2017

Përplasja mes kryeministrit dhe akademikëve, nuk nisi javën që kaloi me prerjen e fondeve. IN Tv zbulon debatin mes palëve që ka nisur pas kërkesave të akademikëve për reformim. Anëtarët e akademisë Nestor Tereska dhe Beqir Meta thonë se janë pro reformave dhe tregojnë debatin në distancë me Ramën.
Beqir Meta: Janë dërguar disa drafte në qeveri dhe 4 vite kishin mundësi ti shihnin dhe të jepnin konkluzione.
Nestor Tereska: Jemi për reformim. Kam besim se do ecet para!
Po sot në mbledhjen e jashtëzakonshme së Akademisë së Shkencave, akademikia Floresha Dado kërkoi, që para së gjithash të zgjidhet ngërçi artificial i krijuar me qeverinë.
Akademia vendosi që një grup prej 20 akademikësh të negociojnë me kryeministrin Rama për reformën në këtë institucion. Mes tyre u zgjodh dhe kritiku më i ashpër Artan Fuga.

Article Logic
Execution time: 0.0031428337097168