INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ai tha “Po”.  Ricky Martin bën publike për herë të parë fejesën [FOTOVIDEO]

Ai tha “Po”. Ricky Martin bën publike për herë të parë fejesën [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 18:17 16-11-2016

Ricky Martin ka shpallur zyrtarisht fejesën.

Artisti arab Jwan Jozef është partneri i ri i këngëtarit i cili e bëri për herë të parë publik këtë lajm në “The Ellen Show”.

44 vjeçari i ka dhënë fund lidhjes që kishte me Carlos Gonzales  për të nisur një të re me 32 vjeçarin, me të cilin u takua një vit më parë me anë të pikturave të tij konceptuale.

“Pashë artin e tij dhe u ndjeva i lumturuar sepse unë dëshiroj shumë që ai të bëjë atë që dëshiron. Është vërtet origjinale.  Më pas e kontaktova  dhe kështu nisi çdo gjë”, tha ai në “The Ellen Show”.

Dhe më pas, vetëm 30 minuta pasi e pieta, “ a pranon””, ai tha “po”, shtoi Martin.

nbmjhgkuyj.jpg

Partneri i ri duket i ngazëllyer për të qenë njerku i binjakëve 8 vjeçarë të këngëtarit , Matteo dhe Valentino.

Këngëtari i “Perdoname” dhe i fejuari i tij piktor shfaqin një lidhje shumë të lumtur.

Gjithashtu Martin u shpreh tek EllenDeGenneres se së shpejti do të niste edhe nje tur koncertesh  në resortin e kazinove në  Monte Carlo.

Article Logic
Execution time: 0.0041849613189697