INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ahmetaj: Rruga e Kombit ende nuk ka përfunduar. Ministri zbulon shifrën që rruga të përfundojë

Ahmetaj: Rruga e Kombit ende nuk ka përfunduar. Ministri zbulon shifrën që rruga të përfundojë

Publikuar më: 11:09 04-04-2018

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është thirrur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për të dhënë shpjegime për skemën që do të aplikohet për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe banorëve të zonës së Kukësit.

Duke akuzar opozitën se po nxit politikisht një protestë për një tarifë që e ka iniciuar vetë në vitin 2011, ai shtoi se taksa Rama është shumë më e ulët se ajo e parashikuar nga qeveria Berisha.

“Nëse skenari i IFC parashikonte tarifë mes 5.3 dhe 5.9 euro pa TVSH për një makinë, marrëveshja e arritur nga qeveria jonë mundësoi një tarifë 5 euro me TVSH. Këtu më duhet të bëj një dallim thelbësor mes qeverisë Berisha”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj shtoi se Rruga e Kombit nuk ka përfunduar dhe se duhen rreth 200 mln euro që kjo rrugë të përfundojë.

“Rruga, 1,3 mld USD është në kurriz të shqiptarëve. Duhen rreth 200 mln euro që rruga të përfundojë”, tha ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668