INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ahh sa bukur, kur sheh fjalën “ALBANIAN” në profilin e Kim Kardashian. E shohin mbi 60 milion njerëz! [FOTO]

Ahh sa bukur, kur sheh fjalën “ALBANIAN” në profilin e Kim Kardashian. E shohin mbi 60 milion njerëz! [FOTO]

Publikuar më: 20:49 02-04-2018

Kim Kardashian është një ndër femrat më me influencë në botën e showbiz-it ndërkombëtar dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu është edhe një biznes-woman shumë e suksesshme. Për arritjen e këtij suksesi ka patur afër shqiptarin e njohur, Mario Dedivanovic. Edhe vetë Kim e pranon se nuk do të ishte këtu ku është nëse nuk do ishte Mario krah saj.

Së fundmi dyshja kanë linjën e tyre të re të kozmetikës. Para pak ditësh ata kanë prezantuar paletën e re me tonet e syve KKWxMARIO . Ajo që mori vëmendje të madhe nga media shqiptare ishte njëra prej nuancave, e cila mban emrin "Albanian". Mirëpo deri më tani kemi parë Marion, i cili plot krenari ka treguar në rrjete sociale për nuanën që mban emrin e origjinës së tij, shkruan intv.al. Por tashmë nuk e shohin vetëm 4 milion ndjekës të Marios por edhe 60 milion fansa të Kim K në llogarinë e saj të Twitter. Më poshtë mund të shihni foton që Kim ka postuar, ku shihen nuancat e paletës së toneve të syve dhe emrat përkatës, foto kjo e cila ka patur shumë shpërndarje nga shqiptarët përdorues të Twitter./intv.al/

kim_twitter.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604