INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ah po..

Ah po..

Publikuar më: 12:21 06-07-2018

A ju thashe se peshorja e ndertuar nga tragjedia e kohes do filloje te tronditet???

Ah po..

Mund ti peshoj mendjet tuaja.

Me mjafton vetem nje peshore..

Te lutem nje peshore te ndryshkur qe ti pershtas me ngjyrat e neuroneve tuaja..

Mos harro qe ta veshesh holle me nje fije ari, - i thashe punetorit artizanal.

Mos me thuaj se nuk kombinohen Zotri!

Nese vertet beson keshtu, do ta ndertoj vete ate peshore…

Dhe e di cfare? - Do ta projektoj ne njesine me te madhe.

Te peshoj edhe mendjen tuaj, zoti “Artist”.

Nje fije krejt elegante..

Aq mjafton per ju, dhe do t’iu pyes plot kuriozitet;

Cfare e ben nje Artist?!

Kur peshorja, e ndertuar nga tragjedia e kohes do filloje te tronditet..

Per te paren here do te kuptoni;

Do te kuptoni se brendesia e nje mendje te ndryshkur…

Nuk mund te fshihet nga nje fije elegante e pretenduar Ari.

Ne fund, krejt e qete peshorja tha: - Te gjithe te njejte e askush i vertete.

Falenderojmë Ohrida jacelli për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518