INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ah lum si ju që keni motër. Hidhuni nga gëzimi nga ky studim!

Ah lum si ju që keni motër. Hidhuni nga gëzimi nga ky studim!

Publikuar më: 13:44 07-12-2018
Të kesh një motër është sikur të kesh një mik të mirë me të cilin jeton.
Secili ka eksperienca të ndryshme me motrat, duke filluar nga marrja e veshjeve që ndonjëherë ka përfunduar në ndonjë grindje.
Por,sipas intv.al përkundër gjithë kësaj, e duan njëra-tjetrën. Një studim i kohëve të fundit ka pohuar se njerëzit që kanë motër janë përgjithësisht më të lumtur dhe më optimistë se ata që nuk kanë.
 
Studiuesit në Universitetin De Montfort dhe Universitetin Ulster në Angli janë të fundit që sugjerojnë këtë.
Në një sondazh relativisht të vogël, ata kërkuan te 571 njerëz duke i bërë 17-25 pyetje të ndryshme rreth shëndetit të tyre mendor dhe opinionit të përgjithshëm mbi jetën. Dhe  e dini  çfarë?
Ata që kishin motër, dolën si individët më mirë emocionalisht.
 
Megjithatë, vëllezërit duket se kanë efekt alternativ. Shprehja emocionale është thelbësore për shëndetin e mirë psikologjik dhe motrat e promovojnë këtë në familje. Djemtë kanë tendencë të natyrshme që të mos flasin për gjërat.
 
Sipas intv.al motrat duket se të inkurajojnë më shumë. Ju që po lexoni këtë artikull dhe keni një ose disa motra, ndihuni tani me më shumë fat.
Burimi:  Gosocial
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.002938985824585